Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar ashpër qeverinë Rama, duke e cilësuar si qeveri e bandës.

Sipas Metës, nuk është e rastësishme politika që kjo qeveri ndjek për të mos financuar arsimin dhe kulturën e duke mos mbështetur universitetin.

“Qeveria Bandë nuk mund të nënshtrojë mendimin e lirë të studentëve dhe pedagogëve. Nuk është e rastësishme politika që ajo ndjek për të mos financuar arsimin dhe kulturën, për të mos mbështetur Universitetin, për të krijuar tensione artificiale financiare ndaj universiteteve, ndaj pedagogëve, stafeve akademike dhe ndaj studentëve.”, shkruan Meta në Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb