Qeveria braziliane njoftoi sot se do të përdorë ushtrinë në luftën kundër koronavirusit të ri, i cili ka prekur më shumë se 4 600 persona në vend, më i prekuri në Amerikën Latine.

Masa e përdorimit të ushtrisë, e cila u njoftua nga ministri i Drejtësisë, Sergio Mora dhe u botua sot në gazetën zyrtare të qeverisë, do të jetë në fuqi deri më 28 maj dhe mund të zgjatet nga Ministria e Drejtësisë.

Kjo do të thotë se personeli i ushtrisë mund të përdoret për të siguruar sigurinë e mjekëve, infermierëve dhe spitaleve; të shpërndajë pajisje mjekësore dhe produkte ushqimore; të kryejë teste të koronavirusit; të sigurojë siguri dhe higjienë në porte, stacione treni dhe aeroporte.

Ushtria gjithashtu do të jetë përgjegjëse për parandalimin e plaçkitjes dhe vandalizmit gjatë krizës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb