Qeveria britanike i kërkoi sot popullsisë të respektojë rregullat e distancimit fizik në kuadër të përshpejtimit të përhapjes së koronavirusit të ri, ndërkohë që plazhet angleze janë tejmbushur për shkak të valës së të nxehtit.

“Me temperatura që arrijnë mbi 30 gradë Celsius, dita e djeshme ka qenë shumë e nxehtë”, deklaroi ministri i Mjedisit, George Eustice, për televizionin ”Sky News”.

“Mendoj se duhet të bëjmë thirrje për kujdes”, shtoi ai.

Duke marrë shkas nga fluksi i lartë i vizitorëve në plazhe, këshilli i qytetit bregdetar të Bournemouth ndërhyri me anë të policisë dhe ekipeve të shpëtimit.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock kujtoi se qeveria mund të mbyllte hapësirat publike, përfshirë plazhet, në rast të shkeljes së rregullave dhe nëse numri i të infektuarve rritet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb