Qeveria çeke vendosi të përshpejtojë heqjen e kufizimeve me etapa dhe që do të përfundojnë më 25 maj e jo më 8 qershor siç ishte planifikuar fillimisht, deklaroi ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Karel Havlicek.

Më 20 prill, qeveria çeke filloi lehtësimin e masave të marra në mes të marsit për shkak të pandemisë, veçanërisht në lidhje me rihapjen e tregjeve në mjedise të hapura.

Para marrjes së vendimit, qeveria ishte në pritje të rezultateve epidemiologjike pas fundjavës së Pashkëve.

Sipas ministrit, rezultatet ishin bindëse dhe ai shtoi se Çekia po vazhdon me një lehtësim gradual në krahasim me atë në Gjermani dhe Austri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb