Gjatë takimit në Pogradec të kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive të qarkut Tiranë, kryebashkiaku Veliaj u bëri një ftesë gjithë shqiptarëve që në datën 28 Korrik të vijnë në Tiranë për të festuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe Tiranen Kryeqytetin Europian te Rinise 2022.

“Në datën 28 korrik është fiks 100 vjet nga lidhja e raporteve speciale të Shqipërisë me SHBA, ndërkohë pas lajmit të mirë për hapjen e negociatave kemi organizuar, bashkë me qeverinë, një festë popullore, një manifestim jashtë politikës. Dua që t’ju ftoj të gjithëve të jeni pjesë. Një koiçidencë shumë e bukur, kur në vitin që Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, hapen negociatat me Bashkimin Europian, ndaj dua t’ju shihja të gjithëve në Tiranë në koncertin e datës 28 korrik. Besoj që do të kalojmë shkëlqyeshëm”, tha Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb