Koordinatorja politike për Tiranën Albana Vokshi ishte në familjen e Edison Pjetrit, i cili jeton në Laprakë, siç thotë ai duke marrë borxh. “Marr vetëm 40 mijë lekë ndihmë ekonomike. Ndonjëherë punoj në të zezë, por nuk kam shumë mundësi se çoj edhe fëmijën në shkollë në këmbë gati 3 kilometra larg. Nuk i paguaj dot furgon. Gruaja pa punë, çon në një qendër bamirësie për fiziotërapi vajzën 8 vjeç, që nuk ecën dot”,- thotë Edisoni.

Duke u interesuar për vajzën e sëmurë, zonja Vokshi u shpreh se qeveria i ka braktisur jo vetëm te rriturit, por edhe fëmijët, të cilët janë më të pambrojturit.

“Shteti nuk duhet t’ju braktisë, ai duhet të jetë mbështetës për ditët tuaja të vështira. Ju qeveria ju ka lënë në baltë dhe nuk ju ofron asnjë mbështetje, asnjë trajtim për fëmijën e sëmurë. Është praktikisht e pamundur t’ia dilni me ilaçet dhe me trajtim mjekësor me 40 mijë lekë”, tha Vokshi.

Kryefamiljari tregoi se kur mësimi është online, fëmijët pothuajse nuk bëjnë shkollë, pasi nuk ka mundësi as për internet, as për telefon. “Nuk kam asnjë mbështetje përveç 40 mijë lekë që nuk më dalin për asgjë. Kanë ardhur e kanë ikur njerëz të bashkisë pa më dhënë asnjë zgjidhje”, – u shpreh kryefamiljari.

Vokshi tha se në 25 të votojë një qeveri që do të bëjë ndryshimin.
“Kjo situatë duhet të marrë fund. Pas datës 25 Prill do të keni një qeveri të përgjegjshme që mendon për njerëzit, mendon për ty dhe për të gjithë ata që kanë fëmijët me probleme shëndetësore. Do të merrni ndihmën që ju takon me ligj. Ne do ta dyfishojmë ndihmën sociale. Qeveria do të mbështesë me programe të posaçme fëmijët e sëmurë dhe do të kujdeset që asnjë fëmijë të mos mbesë pa shkollë për shkak të gjendjes sociale”,- tha znj Vokshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb