Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me projektbuxhetin e miratuar nga qeveria për vitin 2023, në lidhje me sektorin e bujqësisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Suka ka akuzuar qeverinë se është duke i gënjyer fermerët shqiptarë, pasi nuk po u jep atyre mbështetje për mbjelljen e grurit, i cili është drithi bazë.

Ai theksoi se AZHBR-ja ka shkualifikuar nga e drejta për të përfituar mbështetje financiare për gjysmën e fermerëve, pasi 3127 nga 7466 kanë fituar garën dhe kjo po i ndan ata në fermerë të partisë dhe jo të partisë.

Postimi i plotë:
Bie propaganda e qeverisë për mbështetjen e fermerëve për grurin.
Qeveria shqiptare “gënjen” fermerët. Nuk u jep mbështetje për të mbjellë grurin.
Më kujtohet pak javë më parë kur në Parlament po diskutonim projekt buxhetin e vitit të ardhshëm. Ne si opozitë kërkonim më shumë mbështetje për fermerët vendas sepse janë sektori që gjenerojnë më shumë vende pune.
Ndërkohë nga ana tjetër anëtarët e qeverisë propagandonin si një supër nismë dhënien e ndihmës ndaj fermerëve që mbjellin grurë. Një super masë sipas tyre për të shmangur varësinë nga Ukraina e cila është në luftë.
Ajo që rezultoi në fakt është një flluskë sapuni. AZHBR ka skualifikuar nga e drejta për të përfituar mbështetje financiare për mbjelljen e grurit më shumë se gjysmën e fermerëve që kane aplikuar. Nga 7466 fermerë që kanë aplikuar për të përfituar një ndihmë për të kultivuar grurë, vetëm 3127 prej tyre kanë përfituar, ndërkohë mbi 4300 të tjerë janë skualifikuar. Duke pësuar sërish një zhgënjim dhe mashtrim të radhës nga kjo qeveri.
Është e tmerrshme të mendosh që edhe kur bëhet fjalë për bukën, kjo qeveri i ndan shqiptarët: “fermerët e partisë, dhe jo të partisë”. Ata qe kanë bërë detyrën si duhet me patronazhistët meritojnë të marrin mbështetje për grurin dhe të tjerët jo. Kjo është e tmerrëshme për situatën ku ka përfunduar Shqipëria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: