PDIU ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurtin dhe qeverinë e re duke apeluar që të punojë për afrimin e dy shteteve.

Po ashtu në statusin e PDIU thuhet se është momenti për t’i dhënë jetë së bashku një Schengeni të ri, atij ‘KUQ e ZI’.

 

STATUSI I PDIU

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Sot në Kuvendin e Kosovës u miratua qeveria e re e saj, një hap i vështirë e që kërkoi punë, durim e tolerancë nga aktorët politikë vendimarrës. Është një moment politik i shumëpritur nga qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe nga gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë të cilët e konsiderojnë këtë si një risi në politikën moderne shqiptare. PDIU pershendet formimin e Qeverisë së Kosoves me kryeministër Albin Kurtin, një qeveri e dale nga vullneti I qytetareve te Kosoves me 6 tetor si nevoje per nje qeverisje ne forcim te institucioneve te Kosoves e shtetit ligjor , luftes kunder krimit e korrupsionit.

Duke dale mbi interesat e ngushta partiake e duke vendosur më së pari interesat e vendit, klasa politike e Kosovës sot u kthye në një shembull të mirë për politikën në hapësirën mbarëshqiptare. Ne I urojmë mbarësi në punën e saj për të sjellë një fytyrë të re e pozitive në drejtimin e vendit, e të mund të sjellë mbarësi e progres për qytetarët e saj duke çrrënjosur korrupsionin e duke forcuar demokracinë e ligjin në vend.

Urojmë gjithashtu që kjo qeveri të punojë pa rreshtur për të afruar politikat shtetërore ekonomike, sociale e kulturore mes dy shteteve shqiptare e të arrihet ai bashkim shpirtëror, ekonomik e social që aspirohet nga shqiptarët kudo ku janë e ti japim jetë së bashku Schengenit KUQ e Zi . I urojme suksese kryeministrit Albin Kurti në punën e tij dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani, e lutemi të kthehen në simbole të një politike të re e të përkushtuar ndaj qytetarit dhe shembuj të patriotizmit modern për kombin.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb