KORÇE- Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ka paralajmëruar ditë të qeta për Partinë Socialiste deri në 18 qershor. Nga qyteti i Korçës, ai theksoi se PS respekton Kushtetutën dhe datën e zgjedhjeve, ndërsa sulmoi dhe LSI-në.

“Për ne si Parti Socialiste ditet do jene te qeta deri me 18 Qershor sepse jemi partia ne qeverisje dhe ne respektim te kushtetutes sepse respektojne daten e zgjedhjeve. Kemi dy sfida te mbeshtesim ate proces zgjedhor qe do te jete me i miri ne 27 vite, dhe tu tregojme shqiptareve se cfare kemi bere dhe se cfare mund te benim me mire ose me shume. Shqiperia ka nevoje per me shume vende pune por ne keto kater vite kemi shtruar rrugen permes konsolidimit te shtetit ligjor dhe reformave për të ecur me shpejtësi në rrugen e punesimit. Kete e sjellim si oferte ne zgjedhje”, tha Peleshi.

Nga ana tjetër Peleshi pohoi se nuk është faji i PS-së që parti të tjera, brenda apo jashtë koalicionuit nuk kanë asnjë ofertë për votën.

“Nese partite e tjera brenda apo jashte koalicionit kjo ka pak rendesi ne te gjithe spektrin politik nuk kane oferte per zgjedhjet kjo nuk eshte pergjegjesia jone, pergjegjesia jone eshte qe te krijojme te gjitha kushtet qe cdo parti qe ka nje oferte qe ka dicka per te thene ne kembim te votes qe do u kerkoje shqiptareve, ta ushtroje kete te drejte lirisht.
Kemi nje qeveri legjitime qe ka ardhur me voten e popullit, qeveria vjen dhe iken permes votebesimit te popullit dhe votebesimit ne parlament, nese nje nga keto ka rene na duhet te presim daten e zgjedhjeve qe te provojme se ke mbeshtesin shqiptaret dhe parlamenti ka te drejten e vet te mandatohet pro apo kunder kesaj qeverie. Ne kemi nje qeveri legjitime qe nuk ka asnje arsye ti lere vendin nje qeverie tjeter e cila ne fakt vjen si nje kerkese absurde e opozites qe pa dashur te jem negativist eshte me teper nje pretekst sesa nje kerkese racionale.

Ka nje rregull shume te thjeshte ne demokraci, demokracia ka ne themel te vet voten. Nese Partia Socialiste votëbesohet për të vazhduar punën edhe kater vitet e tjera për këtë ne nuk mund të shtiem fall. Nuk mund të shohim filxhanin e asnjë lloj kafeje dhe asnjë lloj institucioni por duhet te presim filxhanin e 18 Qershorit.”, përfundoi Peleshi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: