KOSOVA

Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen për vaksinat antoCovid. 15 milion euro do të hidhen për të shpërndarë vaksinat në gjithë vendin.

Autoritetet në Kosovë kanë bërë thirrje për vaksinim pasi në rast të kundërt për të pavaksinuarit do të ketë masa shtrënguese.
Pavarësisht se vendi është në proces vaksinimi masiv, shifrat janë rritur ndjeshëm aq sa një ditë më parë u regjistruan 562 të infektuar nga COVID-19 në vetëm 24 orë.

“Kjo marrëveshje kap vlerën totale prej 15 milionë eurosh. Mjetet financiare kanë për synim mbështetjen për distribuim të vaksinave kundër COVID-19, një pjesë e tyre do të destinohen edhe për mbështejtje në furnizim me barna esenciale. Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të kësaj marrëveshje dhe se ka kaluar të gjitha fazat që parashihen me Ligjin për Rartifikimin e marrëveshjeve, prandaj e kemi sjellur sot para jush edhe si projektligj për tu miratuar”, tha Ministri i Financave, Murati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb