KOSOVA

Gazetarja Donika Voci Gashi në një lidhje live për ‘’News24’’ ka raportuar për situatën e koronavirusit në Kosovë ku sot qeveria do të mblidhet për të vendosur për masën policore apo kufizimin e lëvizjeve.

Qeveria ka kundërshtuar më parë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme teksa shënon 1 viktimë, një 85- vjeçar nga Podujeva si dhe 33 të infektuar.

300 kosovarë të ardhur nga diaspora janë karantinuar në konviktet e Prishtinës por bëhet me dije se ata nuk e respektojnë teksa grumbullohen së bashku dhe ankohen për kushtet.

Deri tani Kosova ka marrë masat për mbylljen e kufijve, shkollave, parqeve lokaleve dhe restoranteve por jo të kufizimit të lëvizjes teksa qytetarëve i është kërkuar mbajtja e distancës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb