TIRANË

Pas pezullimit nga detyra të Arben Malajt si Këshilltar Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, ka ardhur menjëherë  një reagim nga ky i fundit. Ai thotë se tani do ta ketë më të lehtë të përballet publikisht me abuzuesit e pushtetit.

Me një shënim në “Facebook”, eksperti i ekonomisë pohon se gjithmonë i ka fituar betejat ligjore dhe morale jo vetëm me shpifësit, por edhe me të paaftët. A i bën me dije gjithashtu publikut se asnjë karrige ministrore nuk e ka penguar të arrijë suksese në profesion, politikë apo dhe në fushën shkencore.

Reagimi i Maljat: 

Të dashur miq, sapo më njoftuan se qeveria ka vendosur pezullimin tim si anëtarë i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifsit dhe abuzuesit me pushtetin. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe imtegritet. Sfidat më të paaftet dhe shpifsit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrike ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike. Ju falenderoj!Arbeni

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb