PRISHTINE

Pas mandatimit nga Kuvendi i Kosovës të qeverisë “Hoti”, ka reaguar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Kurti shprehet se qeveria “Hoti” është e pavlefshme, kurse shtoi se VV do të kthehet sërish në pushtet.

“Qeveria e re është e pavlefshme. Kjo është qeveri koti. Ne jemi qeveria alternative. Nesër nuk do ta bëj pranim dorëzimin. sepse nuk mund ta pranoj atë që shkarkova, ndërsa edhe u dorëzua tek presidenti. ne vazhdojmë betejën.

Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt. Faleminderit të gjithëve”, thotë Kurti në një video të shpërndarë në FB.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb