Mediat e Malit të Zi po e cilësojnë si një skandal faktin që ministrja e re e Shëndetësisë në Mal të Zi, Jelena Boronoviç Bojoviç, në një dokument me masat anti-COVID i është referuar Republikës së Kosovës me fusnotë, pavarësisht se Podgorica zyrtare e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

  • foto galeri

Në njoftimet e mëhershme gjatë qeverisjes së Milo Gjukanoviç në dokumentacionet zyrtare, në asnjë rast autoritetet malaziase nuk i janë referuar Kosovës me fusnotë.

Qeveria e re e Malit të Zi drejtohet nga Zdravko Krivokapiç, ndërsa zëvendëskryeministër është shqiptari Dritan Abazoviç, i cili ishte vendimtar në rrëzimin e Gjukanoviçit nga pushteti.

Abazoviç ishte zotuar se pozicioni i Podgoricës zyrtare karshi Kosovës nuk do të ndryshonte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb