Mali i Zi tashmë do të ketë një qeveri të re më kryeministër Zdravko Krivokapiçin, teksa Parlamenti e miratoi me 41 vota pro. Shqiptari Dritan Abazoviç do të marrë postin e numrit dy të qeverisë.

Tashmë Abazoviç u zgjodh zv.kryeministër i Malit të Zi. Kujtojmë se Abazoviç mbështeti në mënyrë të vazhdueshme koalicionin anti-Gjukanoviç përmes nismës civile URA.

Pas vendimit, politikani shqiptar ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në parlament duke thënë se me Serbinë do të ketë një raport të ri.

“Ju doni të na shtyni në grindje, ne nuk duam. Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë – ne do të fillojmë nga e para. Qeveria e re duhet të ndërtojë marrëdhënie të reja. Ne nuk duam një politikë grindavece. Nëse dikush e dëshiron atë, le ta zbatojë atë. Me të gjitha vendet në rajon ne duam të ndërtojmë bashkëpunimin më të mirë të mundshëm”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: