Analisti Genc Burimi i ftuar në një lidhje live në rubrikën “Opinion” në News24 ka deklaruar se qeveria e re e Ramës nuk do të ketë surpriza, do të jetë me shumë gra dhe disa emra të rinj që do ti kompensojë për punën e mirë.

Për Burimin, Rama pati fatin që nuk ka përballë një ofertë konkurruese politike apo figura të reja që të sfidojnë.

‘’Nuk pres asnjëlloj surprize. Një pjesë e emrave janë, do ketë dhe shumë gra. Do ketë emra të rinj për të kompensuar për punën e mirë. Si rasti i Blendi Klosit, që bëri punë të mirë në Berat. Rama i bëri shumë temena politikës turistike të Shqipërisë. Bie në kontradiktë. Janë gjëra të vogla.

Unë bazohem tek ndjeshmëria e shqiptarëve që nuk i dhanë notë të mirë qeverisë ll. Nuk shoh që kjo qeveri dy të ketë bërë ndonjë gjë ekstraordinere.’’- tha Burimi.

Lidhur me dorëheqjen e zv.kryeministrin Erion Braçe, Burimi hedh dyshime se kjo lëvizje lidhet me një goditje të madhe të SPAK në Fier.

Analisti thekson se Fieri ka shumë probleme me mafien e koncesionet dhe do të ketë goditje të mëdha nga SPAK aty.

‘’Dorëheqia e Erion Braçes lidhet me një goditje nga SPAK në Fier. Më mafien koncesionet, është re e zezë. E njëjta gjë siç ndodhi me ish-zv/ministren Rovena Voda. Ajo që mori para për një vend pune. PS e hoqi si zv/ministre para një viti. E hoqi në korrik 2020 kur SPAK i kishte të dhënat që në mars. Çfarë bën PS dhe qeveria? E heq, dhe SPAK i shkon mbrapa dhe qeveria nuk atakohet. Kur SPAK e atakoi, qeveria tha nuk është problem ynë. Po presim për Braçen, s’mund të bëjmë thashetheme. Por  ka gjasa të ketë goditje të mëdha në Fier. ‘’- theksoi Burimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb