Ish-nënkryetari i LSI, Luan Rama ka komentuar kabinetin e ri qeverisës të bërë zyrtar ditën e enjte nga kryeministri Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Rama e ka konsideruar pozitive faktin që ka shumë zonja në poste drejtuese dhe ministri. Ai nuk shpreson se PS do të ngjallë shpresën dhe besimin gjatë këtij mandati.

“Personalisht më pëlqen fakti që në qeveri ka më shumë zonja. Jam kundër gjuhës së vrazhdë të gjuhës fyese sepse edhe zonjat dhe zotërinjtë e mandatuar do të duhet të presim të Kuvend të presim se  çfarë projekti do të paraqesin. LSI ka qenë në koalicion me një pjesë të kabinetit dhe do ta quaja pa vend çfarëdolloj konsiderate  në këtë rast. Do të doja që kjo qeveri të ngjallë shpresën dhe besimin tek qytetarët që ka shumë pak gjasa të ndodhë. Të rikthejë tek të rinjtë besimin dhe jo të krijonte një ministri për fëmijët”- tha ai.

Lidhur me emërimin e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit, Rama tha se  përfaqëson një gjeneratë më kontribute në parti duke i uruar suksese.

“E njoh personalisht që kur kemi qenë në gjimnaz dhe më vjen mirë sepse përfaqëson një gjeneratë kontributorësh në parti dhe i uroj suksese dhe besoj se toleranca dhe respektimi i opozitës të jetë ajo që do ta udhëheqë zonjën Nikolla në punën e saj”- shtoi ai.

Lidhur me marrëdhënien me Partinë Demokratike ai tha se gjatë fushatës ka pasur raporte shumë të mira me Bujar Leskajn.

“PD dhe LSI i kanë dhënë kohën e mjaftueshme për të analizuar gjërat. LSI do të duhet të mbledhë Konventën pas një fushate të pabarabartë. Gjatë fushatës kam patur raporte shumë të mira me zotin Leskaj dhe Partinë Demokratike. Po ashtu kam punuar edhe me socialiste të brezit tim”- tha Rama.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: