KOSOVA

idhja Demokratike e Kosovës së bashku me aleatët, AAK dhe NISMA, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme.

Tre partitë kanë bërë gati nënshkrimet dhe sot pritet që ato të dorëzohen në Kuvendin e Kosovës.

Pas dorëzimit të këtyre nënshkrimeve, kryetarja e Kuvendit ka për detyrë që brenda 48 orëve të thërras mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku më pas do të vendoset për mbajtjen e seancës.

Ndërkohë, LVV po vazhdon të bëjë thirrje që kjo nismë është joligjore dhe se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

Partitë që kanë në plan një qeveri të re, thonë se i kanë numrat e nevojshëm për të krijuar shumicë në Kuvend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb