KOSOVA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pasi pret një letër me një kandidat për kryeministër nga Albin Kurti paralajmëron se javën tjetër janë hapat e fundit për formimin e qeverisë së re.

Thaçi shprehet se në javën tjetër do të mundësohet një qeveri e re që është e aftë për të lufuar COVID-19 dhe për t’i shërbyer popullit.

Po ashtu ai thotë se tarfiat apo reciprociteti ndaj Serbisë duhet të bien që të forcohen marrëdhëniet me SHBA dhe BE.

“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në twitter.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb