MALI I ZI

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka pranuar përfundimisht humbjen në zgjedhje dhe ka mandatuar kandidatin për kryeministër të kundërshtarëve, Zdravko Krivokapić.

Ai ja ka çuar Parlamentit të ri të Malit të Zi propozimin për ta votuar Krivokapić që t’i hapet rrugë krijimit të qeverisë së re.

Krivokapić pas këtij vendimi të Gjukanoviç ka garantuar se deri më 8 nëntor do të ketë dakordësi nga koalicioni qeverisës për përbërjen e kabinetit të ri që do të qeverisë vendin për 4 vite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb