MAQEODNI E VERIUT

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i cili ka në ‘dorë’ mandatin e qeverisë së re nuk do të zhvillojë takim liderësh.

Mediat maqedonase raportojnë se Pendarovski vetëm do të bëjë konsultime me palët politike

Nga kabineti i Presidentit njoftohet se 10 ditë nga konstituimi i Kuvendit do i besohet mandate kandidatit të partisë apo partive që kanë shumicë në Kuvend.

‘’Presidenti pas konstituimit të Kuvendit do të realizon konsultime me partitë politike. Mandati do të besohet në përputhje me Kushtetutën.’’- thuhet në njoftim.

Pendarovski ka garantuar se nuk do të përsëritet kësaj radhe viti 2016 kur qeveria iu besua një shumice jo të garanatuar parlamentare.

Por në kampet politike në Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë lëvizje. Zaev është me pushime në Prespë dhe LSDM deri më 2 gusht nuk shprehet ,BDI e Ali Ahmetit i qëndron objektivit për kryeministër shqiptar ose me rotacion kurse VMRO- DPMNE po bën negociata për një shumicë të re mandatesh përtej 44 mandateve të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb