SERBI

Presidenti serb Vuçiç do të presë sot në takim 3 deputetët shqiptarë të cilët fituan mandatet e tyre në zgjedhjet e fundit nga ‘Lista e Bashkuar’ në Luginën e Preshevës. Partia e Vuçiç fitoi e vetme zgjedhjet teksa ai sot do të konsultohet me 3 deputetët për formimin e qeverisë së re.

Në zgjedhjet e qershorit pati një bojkotim nga opozita serbe teksa Lugina e Preshevës për herë të parë u përfaqësua me një listë të përbashkët elektorale të mundësuar nga Tirana dhe të mbështetur nga Prishtina, kurse deputetë u zgjodhën kryebashkiaku i Preshevës, Shaip Kamberi, Argjend Bajrami dhe Nadije Beqiri.

Ata do të jenë të vetmit shqiptarë deputetë në Kuvendin e Serbisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb