Shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me një email të publikuar nga hakerat, ku ish-deputeti socialist, Sadri Abazi, përmes një mesazhi që i ka dërguar me email kryeministrit Rama, akuzon Autoritetin Rrugor Shqiptar se përdor skema korruptive dhe abuzuese për të shpallur fituesit.

Me anë të një postimi në Facebook, Balliu u shpreh se korrupsioni ka arritur shifrat alarmante kur edhe is deputetët e kryeministrit Rama ngrenë alarmin për korrupsionin në projektet rrugore të Shqipërisë,

Postimi:

Email i deputetit të Ramës fakton vjedhjen; vjedhja është sistemi Rama

Kjo qeveri është e zhytur në korrupsion në çdo sektor të saj.

Korrupsioni ka arritur shifrat alarmante ku pas demoncimeve të opozitës apo dhe organizmave ndërkombëtar tashmë ndodh edhe ajo që nuk imagjinohej.

Ish-deputetët e Edi Ramës ngrenë alarmin për korrupsionin në projektet rrugore të Shqipërisë.

Mund të duket çudi por edhe Sadri Abazi ka ngritur alarmin për klientelizëm në këtë sektor ndërsa akuzon Autoritetin Rrugor Shqiptar se përdor skema korruptive dhe abuzuese në shpalljen e fituesve të tenderave për mirëmbajtjen e disa akseve të ndryshme rrugore.

Pikërisht për këtë çështe ai i ka shkruar një email të gjatë Kryeministrit, i cili është zbardhur në mediat, dhe ku flet për abuzime në tendera, në nprocedura dhe në përzgjedhjen e kompanive fituese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb