Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili nga foltorja e Kuvendit ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që evidentoi disa problematika të vendit tonë, duke nisur që nga pandëshkueshmëria.

Vasili tha se raporti e bëri të qartë faktin që drejtësia shqiptare ka dështuar të ecë përpara, ndërsa akuzoi qeverinë se është kthyer në një çetë grabitqarësh,

“Pa asnjë diskutim ne nuk mund t’i shmangemi dhe mos të bëjmë sikur nuk ka ndodhur gjë lidhur me raportin e DASH. Kemi dëgjuar se kryeministri i Shqipërisë e konsideroi këtë një copy-paste, një raport përfundimtar. Raporti është ballor dhe pa asnjë ekuivok, Rama e quan copy-paste. Drejtësi që funksionon me dy standarde. Raporti thotë :Drejtësia ka dështuar që të ecë përpara. Ky është shteti i destrukturuar që është zëvendësuar nga një çetë grabitqarësh. Kërkohet të legalizohet kanabisi si noterim i kriminalizimit të vendit. Kanabizimi do të sjellë zëvendësimin e të gjitha kulturave të tjera bujqësore që mund të sillnin rritjen e punësimit në vend. Kjo u bë si dhuratë për trafikantët. Amnistia do bëhet se paskan shumë para emigrantët që punojnë në ndërtim e ullinj e duan ti fusin në sistem. E kundërta është e vërtetë. Raporti i FMN-së bën të qartë se Amnistia ul të ardhurat dhe sjell korruspion. Këtu është rruga ku na ka çuar destrukturimi i shtetit dhe shndërrimi në një çetë grabitqarësh. Të tilla raporte janë skaner i kriminalitit të qeveris. Nuk janë copy-paste siç pretendoi Rama por skaner i kriminalitetet të vendit. Këto janë të vërtetat që nuk i fsheh dot asnjë propagandë”, tha Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: