Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu nga foltorja e Kuvendit ka folur për Ditën e Mjekut, duke akuzuar qeverinë për varfërimin e tyre dhe të intelektualëve.

Shehu tha se mjekët shqiptarë janë më të keq paguarit në Evropë, teksa ka renditur arsyet pse.

Postimi i plotë:

Qeveria “feston”  Diten e Mjekut duke varferuar mjeket dhe intelektualet.

Rritja e tatimit vetem per Profesionet e lira nga 15% ne 27%, eshte nje shkelje e Kushtetutes per barazine qytetare.

Nderkohe qe mjeket e personeli yne jane me te keq paguarit ne Europe, ju i risni tatimet.

Por jo vetem mjekeve….

Ju me kete ligj godisni ne menyre selektive mjeket, personelin shendetesor, juristet, arkitektet, ingjinieret etj, profesionet e  lira ne teresi.

Keta jane pjesa me intelektuale e vendit, qe ju i diskriminoni.

Profesionet e Lira ne biznesin e tyre duhen trajtuar si te gjitha bizneset e tjera.

Nje qeveri kjo qe keshtu kerkon te shkaterroje  inteletualizmin e Shqiperise.

Ta falimentoje e largoje nga vendi se ka frike nga ai.

Nje “otomanizem” i vertete ky, qe synon te varferoje, te perbuze, shtype ata e qytetaret.

Qe t’i “puthin” doren me tej si Sulltanit.

Politikat tuaja jane:

1-Politika te taksave te larta.

2-Pa drejtesive ne aktivitetet ekonomike.

3-Korrupsinit ne investimet me PPP, cmimet etj.

4.Ndalimi i investimeve te rregullta e te huaja.

5-Bllokimi i ekonomise keshtu.

6-Rritja e papunesise  e  varferise me tej.

7-Braktisja e vendit nga shqiptaret, qe ju te sundoni te “qete”.

Otomanizem shkaterrues per Shqiperine ky, njelloj si sulltanatet dikur!

Per turpin tuaj, kjo eshte esenca e ketij Ligji qe keni sjelle sot!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb