Qeveria gjermane nuk ka plane të kontaktojë me alienët e hapësirës, sipas një hetimi parlamentar, të cituar nga tabloidi më i shitur gjerman, ”Bild”.

Deputeti i të Gjelbërve, Dieter Janecek kërkoi të dinte se çfarë do të bënte qeveria gjermane nëse do të binte në kontakt me qeniet jashtëtokësore.

”Ajo nuk ka procedura apo protokolle për mundësi të tilla”, përgjigjet një zyrtar pyetjes së Janecek.

”Kjo pasi qeveria federale e konsideron pothuajse të pamundur kontaktin me këto qenie”, shtoi ai.

Sipas ”Bild”-it qeveria gjermane nuk ka zhvilluar bisedime me qeveritë e tjera për këtë çështje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb