NGA ANILA JOLE

ATHINË- Qeveria greke ka deklaruar se do të rifillojë dhënien e pensioneve të Entit të Sigurimeve Agrare, OGA, që merrnin minoritarët mbi 67 vjeç nga Shqipëria dhe nga ish-republikat e Bashkimit Sovjetik, të cilat u ndërprenë në vitin 2013 nga politikat e ashpra të qeverisë Samaras-Venizelos.

Deklarata është bërë në Parlament nga ministri plotësues i Sigurimeve Shoqërore, Dhimitris Stratulis, gjatë paraqitjes së projektligjit të qeverisë Cipras të radikalëve të majtë për të përballuar krizën humanitare në vend. Sipas Stratuilis, brenda një muaji e gjysmë qeveria Cipras do të dorëzojë në Parlament dhe do të aprovojë një projektligj që parashikon rikthimin e pensioneve prej 360 eurosh në muaj, për të moshuarit mbi 67 vjeç. Ndër ta janë rreth 17 mijë minoritarë nga Shqipëria dhe rreth 14 mijë homogjenë nga ish-vendet e Bashkimit Sovjetik. Sipas ministrit, pensioni do të jepet i plotë dhe jo i reduktuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: