Qeveria greke po shqyrton mundësinë e mbështetjes financiare të qytetarëve për furnizimin me vaksinat e koronavirusit.
Ministri i Financave, Christos Staikouras, duke folur për SKAI, është pyetur nëse të siguruarit do të paguajnë nga xhepi për vaksinën e koronavirusit, kur është në dispozicion në Greqi, apo nëse kostot do të mbulohen nga buxheti publik.
Ai u përgjigj se vendi ka siguruar burime për të ndihmuar ekonominë dhe shoqërinë dhe “nëse është e nevojshme, Ministria e Financave është e gatshme të ndihmojë në këtë drejtim”.

Përveç kësaj, zoti Staikouras la të hapura të gjitha skenarët për shtrirjen e masave për të mbështetur ekonominë, siç është rasti, vazhdimi i uljes së qirave me 40%, mundësia e pezullimit të kredive, por edhe sigurimi i likuiditetit shtesë për kompanitë. Ndërsa ai deklaroi ” ne kemi likuiditet prej 34.7 miliardë eurosh në arkat e shtetit për të mbuluar çdo nevojë që lind nga vazhdimi i krizës së koronavirusit”.
Nga e njëjta mbështetje për likuiditet do të paguhen të gjitha pagesat prapavepruese të pensionistëve sa më shpejt të jetë e mundur, si në sektorin privat dhe publik.
Në lidhje me paketën e re të lehtësimeve nga taksat dhe kontributet, Ministri i Financave nënvizoi se sapo të mbyllen shpenzimet e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit mund të zbatohen edhe planet për ulje të përhershme të taksave.