Qeveria greke ka zhvendosur rreth 350 migrantë, në një përpjekje për të lehtësuar kampet e mbipopulluara në ishujt e Egjeut lindor.

Qindra migrantë janë dërguar të hënën në qytetin portual të Pireut, sipas një njoftimi të televizionit shtetëror grek (ERT).

Ministri i Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos deklaroi dje në media se, rritja e numrit të refugjatëve nga Turqia në Greqi ishte duke marrë dimensionet e një krize kombëtare.

Ishujt Lesbos, Chios, Samos, Leros dhe Kos strehojnë rreth 30,000 migrantë. Kjo është shifra më e lartë e migrantëve që pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së refugjatëve BE-Turqi në Mars 2016.

Marrëveshja midis BE-së dhe Turqisë përcakton që BE-ja mund të kthejë të gjithë refugjatët dhe migrantët që vijnë ilegalisht në ishujt grekë nga Turqia.

Sidoqoftë, procesi i përpunimit të kërkesave për azil në ishujt grekë është ngadalësuar për shkak të mungesës së personelit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb