Në mandatin e tretë të qeverisjes Rama janë planifikuar të jepen 7 koncesione të reja të cilat janë publikuar në relacionin e pr.buxhetit 2022 dhe kapin vlerën e 1.7 mld euro.E para është ndërtimi i një segmenti i autostradës Milot-Fier me vlerë 1.4 mld euro duke e tenderuar këtë koncesion me segmente.

Një tjetër koncesion i ri është edhe baza e  të dhënave dhe mbikqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të automjeteve.Shërbim që i ka kaluar tashmë drejtorisë së përgjithshme të shërbimit të transportiti rrugor dhe që në pr/buxhetin e vitit të arshshëm është planifikuar që qeveria të kontraktojë një koncesionar privat që do të mbikqyrë DPSHTRR dhe që kap vlerën e 165 mln euro.

Veç këtyre kontratave vitin tjetër qeveria parashikon të jap me koncesion edhe aeroportin e Sarandës një projekt që kap vlerën e 34.3 mln euro.Po ashtu një tjetër koncesion është parashikuar edhe për ndërtimin dhe operimin e portit të integruar “Triporti Vlorë” si dhe koncesioni për ndërtimin e lulishteve të disa lagjeve në Elbasan.

Rritja e sigurisë rrugore do të jetë një tjetër koncesion në vitin 2022 ndërsa është planifikuar edhe një koncesion i ri i quajtur infrastruktura e çelësave publikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb