Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me skandalin me kontratën 11,4 milionë euro të Autoritetit Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen e akseve kryesore të Rajonit Jugor.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Vasili i ben thirrje SPAK që të hetoje skandalin.

REAGIMI I VASILIT
Badërdi dhe vjedhje diten per diell me parate e shqiptareve, SPAK vepro!
Nuk ka te ndalur grabitja e terbuar e taksave te shqiptareve nga qeveria dhe klientet e saj.
Tenderi i mirembajtjes se rrugeve te jugut jepet me 99.99% te çmimit.
Vjedhje me shume se kaq hapur nuk ka se ku te veje.
Se ne çfare derexheje eshte niveli i rrugeve dhe mirmbajtja e tyre te gjithe e shohin perdite.
Qeveria, qe nuk jep asnje lek kompesim per cmimin e naftes, apo vajit dhe bukes per qytetaret, i dhuron klienteve te saj tendera me 99.99% te cmimit dhe dhjetra milion euro.
Por si te mos mjaftoje kjo miliarda leke vazhdon te grabise qeveria permes klienteve te saj te perhershem.
Ne do ti drejtohemi SPAK-ut dhe do perdorim çdo mekanizem parlamentar dhe politik qe keto skadale kaq te renda te denohen dhe te marrin fund keto vjedhje gjigande te mundit e djerses se shqiptareve.

SKANDALI
Në tenderin e ARRSH me vlerë 1,4 miliardë lekë, ekuivalent me 11,4 milionë euro ka marrë pjesë vetëm kompania Salillari e cila ka dhënë një ofertë sa 99,99% e fondit limit, me një diferencë prej rreth vetëm 800 euro nga pragu.

Fillimisht institucioni i drejtuar nga Evis Berberi e ka përzgjedhur Salillarin si kompani që ka kaluar fazën parakualifikuese dhe i ka dërguar ftesë për të marrë pjesë ne fazën e dytë, duke paracaktuar që në fillim pjesëmarrjen me vetëm një ofertues në tender. Kontrata parashikon mirëmbajtjen për 4 vite të 7 akseve rrugore kombëtare, Tepelenë – Gjirokastër – Kakavi, Levan-Tepelenë, Vlorë- Sarandë, Gjirokastër – Sarandë, By Pass – Levan – Vlorë, 6 Ura e Kranesë – Konispol (Dogana Qafë Botë), dhe tre lote të rrugës gjysmë të përfunduar Kardhiq – Delvinë. Në fakt nuk është se ka ndryshuar shumë në mirëmbajtjen e rrugëve të këtij rajoni, pasi kompania Salillari kishte edhe kontratën e mëparshme 5 vjeçare.

Megjithatë ajo kontratë shkaktoi polemika të mëdha për shkak të problemeve të shumta që shoqëruan mirëmbajtjen e rrugëve te rajonit të jugut, ARRSH zhvilloi një tender pa garë duke i dhënë përsëri Salillarit plot 11,4 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb