Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një dalje për mediat publikoi sot të tjera fakte që sipas saj tregojnë abuzimin e qeverisë me rastin e Inceneratorit të Tiranës.

Ajo tha publikisht se firmat e ndërtimit janë detyruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj që të paguajnë 60 milionë euro për dherat. Mes të tjerash Kryemadhi ka nxjerrë disa pamje me dron që sipas saj e faktojnë këto shkelje.

“Kontrata koncesionare ka parashikuar penalitete për firmën private, në rast se ajo nuk përmbushte detyrimet. Penalitetet llogariten në bazë ditore, krahas vjedhjes së përditshme me paratë publike që i jepen koncesionarit, vendimi i Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare për të justifikuar kontratën koncesionare, ka sjell një tjetër dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit në masën 8.5 milionë Euro. Në kohën kur qeveria shqiptare, kur bashkia Tiranë, bëhen shumë agresiv ndaj një qytetari që nuk paguan një gjobë makine, apo detyrimet e ujit dhe të dritave, për këtë kontratë koncesionare miliona Euro të miqve të tyre, qeveria ka zgjedhur të mos arkëtojë deri më tani asnjë nga penalitetet që koncesionari duhet të paguante. Pas firmosjes së kontratës së inceneratorit të Tiranës, Bashkia Tiranë ndërmori veprime për të detyruar të gjithë ndërtuesit në Tiranë, që dherat e prodhuara nga ndërtimi, të ishin të detyruar ti conin në inceneratorin e Tiranës, kundrejt pagesës. Kjo gjë u denoncua dhe nga kryetari i shoqatës së ndërtuesve, në komisionin hetimor parlamentar. Hetimet e kryera nga Kryemadhi për inceneratorin e Tiranës, nxjerrin në pah, se si, inceneratori i Tiranës ka përfituar 60 milionë Euro nga firmat e ndërtimit për depozitim dherash, ndërkohë që dherat janë hedhur jashtë Landfillit, jashtë lejes së ndërtimit.
Kjo për Kryemadhin përbën dy fakte skandaloze:
1.Bashkia Tiranë ka ndikuar përmes një skeme kriminale, që bizneset private të lidhura me bashkinë, pasi firmat e ndërtimit janë të lidhura që nga momenti I parë I marrjes së lejes deri në përfundim të punimeve me Bashkinë Tiranë, që të dërgonin para në llogarinë bankare të inceneratorit. Më pas këto para, nëse ndiqen mund të rezultojnë që janë dhënë nga inceneratori për llogari të drejtorëve të bashkisë apo dhe të zyrtarëve të qeverisë.
2.Inceneratori i Tiranës, ka marrë pagesat, ndërsa dherat i ka depozituar jashtë lejes së ndërtimit. Roli i koncesionarit ka qenë përfitimi i pagesave dhe jo realisht depozitimi i dherave.
Droni i teknologjisë së fundit që ka përdorur Kryemadhi, së bashku me llogaritjet e stafit të inxhenierëve pranë saj, tregojnë për Hortofoto me koordinata të qarta.”, tha ajo. Mes të tjerash Kryemadhi tha se SPAK nuk ka bërë asgjë deri më tani.

  • foto galeri

“Këtë gjë mund ta kishin bërë shumë mirë dhe SPAK, Komisioni Hetimor Parlamentar, Kontrolli i Lartë I Shtetit, media, apo cdo institucion i brendsëhm apo i huaj, qeveritar apo organizatë jo fitimprurëse, që ka objekt të veprimtarisë ka luftën kundër korrupsionit dhe transparencën. 15 Hektarë është harta e depozitimeve jashtë territorit të landifillit; pra inceneratori ka marrë aq shumë pagesa nga kompanitë e ndërtimit, sa vetëm me depozitimet jashtë kufirit kanë mbushur një sipërfaqe me 15 Hektarë. Edhe liqene janë bërë tokë.”, pohoi Kryemadhi. Sipas saj, ky incenerator pritet t’i shkaktojë një dëm prej 500 milionë euro shteti. “Nga ana tjetër, Supervizori i Punimeve ka bërë me dije se deri në datë 31 Mars 2023, Projekti i Inceneratorit të Tiranës është në total 1.75 vite me vonesë.

BAZUAR NË KËTË ARSYETIM REZULTON SE NDODHEMI NË KUSHTET E NENIT 36 TË LIGJIT 125/2013 “PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT”, pasi koncesionari nuk ka përmbushur kushtet thelbësore të kontratës së koncesionit, e për pasoja kjo kontratë duhet të zgjidhet në mënyrë të njëanshme nga autoriteti kontraktues.
Përgjegjës për këtë shkelje janë Autoriteti Kontraktues, Bashkia Tiranë dhe Qeveria Shqiptare, pasi me veprimet e tyre për financimin e kontratës së koncesionit nga njëra anë dhe mosveprimet e tyre në marrjen e masave për realizimin e projektit i kanë shkaktuar deri më tani 5 milionë euro dëm ekonomik dhe pritet t’i shkaktojnë në vijim mbi 500 milionë euro dëm ekonomik shtetit shqiptar.”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb