Ministria e Brendshme italiane urdhëroi transferimin drejt qendrave të ndihmës sociale të kontigjentit të emigrantëve të strehuar në Riace, një qytezë e paraqitur si model i integrimit, pas arrestimit të kryetarit të Komunës i dyshuar se i ka ofruar ndihmë emigrantëve të paligjshëm përmes martesave fiktive.

Domenico Lucano, mbështetës më pranë së majtës ka mirëpritur që nga viti 2000 emigrantët në qytezën Kalabrisë (në jug) e cila po braktisej nga banorët e saj, me qëllim për të rimëkëmbur zhvillimin dhe punësimin, i arrestuar në fillim të tetorit.

Ndaj tij u lëshua masa arrest shtëpie me akuzën për favorizim të imigracionit të paligjshëm, për promovim të “martesave me interes” dhe për ndihmën e ofruar grave, të cilave u është mohuar e drejta e azilit për qëndrim në Itali.

Ai është gjithashtu i akuzuar se i ka dhënë tenderat për menaxhimin e mbeturinave në qytezën e tij me rreth 1 800 banorë në favor të kooperativave që lidhen me emigrantët transmeton Atsh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb