Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka publikuar deklaratën e “Lëvizjes së Gazetarëve” për lirinë e medias, ndërsa sjell në vëmendje rastin në Amerikë, ku “The Pentagon Papers” ishte rasti i publikimit të sekreteve qeveritare për luftën në Vietnam nga dy super mediat botërore, “The New York Times” dhe “Washington Post” !
Gjykata e Lartë, thotë Halimi, e cila shqyrtoi brenda pak ditëve akuzat e qeverise, theksoi se “Media mund të jetë e lirë kur i shërben të qeverisurve dhe jo qeverisë”!

Ndërsa në një paralele me Shqipërinë, Lëvizja e Gazetarëve shkruan: “E di që ne këtu e ndajmë thjesht: qeverisë apo opozitës! Por nuk duhet të jetë kështu! Ndaj po e rishtroj pyetjen: qeverisë apo të qeverisurve! E nëse botuesit për 1001 arsye duhet ti shërbejnë qeverisë, ne gazetaret që duhet të bëjmë duhet ti shërbejmë qeverisë apo të qeverisurve”.

(BalkanWeb)