Ishte parashikuar që Liga Profesioniste e Futbollit të mblidhej të premten, një ditë pas afatit final që i kishin vendosur qeverisë. Fidel Ylli, i deleguari i qeverisë, i ktheu zyrtarisht një përgjigje të mërkurën duke bërë që Liga të ndryshojë axhendë dhe të mblidhet mesditën e sotme në orën 13:00.

1. Futbolli Kthehet Ne Fushe Ekskluzive, Mbledhje Urgjente E Liges, Superliga Nis Javen Tjeter
1. Futbolli Kthehet Ne Fushe Ekskluzive, Mbledhje Urgjente E Liges, Superliga Nis Javen Tjeter

Me premtimin që kërkesat e tyre kanë marrë një miratim në parim nga kryeministri Rama, burime për BalkanWeb bëjnë me dije se Liga do t’i japë fund bojkotit pas mbledhjes së sotme për tu rikthyer në fushë këtë fundjavë. Heqja dorë nga bojkoti ishte një kusht i vendosur nga qeveria për të vijuar me konkretizimin e katër kërkesave të tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb