Japonia ka të ngjarë të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme që do të përfundojë javën e ardhshme, deklaroi një zyrtar, pasi çdo ditë po regjistrohen qindra raste të reja me koronavirus.

Pas takimit me një panel qeveritar lidhur me virusin, Yasutoshi Nishimura, ministri përgjegjës për rigjallërimin ekonomik, deklaroi se qeveria nuk do të lehtësoje masat.

Një nga anëtarët njoftoi se paneli ra dakord se do të jetë e nevojshme një zgjatje e gjendjes së jashtëzakonshme për një muaj.

Të premten, qeveria e qytetit të Tokios raportoi një kulm prej 165 rastesh të reja, pasi për dy ditë radhazi u regjistruan më pak se 50 raste. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: