Qeveria e Jemenit sot ka akuzuar rebelët Houthi për torturimin e katër gazetarëve dhe vendosjen e tyre në izolim.

Ministri i Informacionit Moammar al-Eryani tha se katër gazetarët po mbahen në një burg të paligjshëm dhe u janë mohuar vizitat, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Saba.

Më 11 prill të vitit 2020, rebelët lëshuan dënime me vdekje kundër katër gazetarëve nën akuzat për bashkëpunim me koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite, një akuzë e mohuar nga gazetarët.

Sipas ministrit, gazetarët ishin të ekspozuar ndaj torturave dhe trajtimeve të ashpra dhe se kushtet e tyre shëndetësore janë përkeqësuar në paraburgim.

Ministri jemenas i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar, OKB-së dhe organizatave të të drejtave të njeriut që të ushtrojnë të gjithë presionin e mundshëm mbi rebelët për t’i liruar ata.

Nuk ka prononcim nga grupi Houthi mbi akuzat e ministrit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb