Serie A kthehet të shpresojë se mund të mbyllë sezonin e ndërprerë për shkak të pandemisë. Pas përplasjeve të forta në distancë mes Federatës dhe qeverisë, kjo e fundit ka lëshuar terren, duke miratuar rikthimin e stërvitjes në grup duke nisur nga data 18 maj. Një hap përpara, por duhet pritur ende një vendim në lidhje me rinisjen e kampionatit.

20200513173855 Vhlk02x1ip
20200513173855 Vhlk02x1ip

Liga e Futbollit ka vendosur datën 13 qershor si më të mundëshmen për të kthyer ndeshjet, por fjalën e fundit e ka qeveria italiane. Ministri i sportit Vincenzo Spadafora ka zbutur tonet dhe qëndrimin e tij. Megjithëse ruan të pandryshuar idenë se gjithçka duhet të nisë në siguri të plotë, tashmë ai është pro hapjes së futbollit. Ndërkohë, edhe UEFA ka rritur presionin. Sipas “TuttoSport”, qeveria europiane e futbollit nuk do të pranojë çdo vendim për të mbyllur përpara kohe sezonin.

055549060 8584c774 Eee8 46d6 8bdd Dcdcd7e6aef8
055549060 8584c774 Eee8 46d6 8bdd Dcdcd7e6aef8

Gjithçka varet nga shkalla e përhapjes së virusit Covid-19 në secilin vend. Kjo do të thotë se pezullimi i kampionatit mund të vendoset vetëm nëse situata paraqet një rrezikshmëri të lartë dhe është e pamundur të luhet futboll. Si pasojë, kur vendimi nuk është i arsyetuar, sipas të përditëshmes italiane, pjesmarrja në Kupat e Europës nuk është e sigurtë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb