Partia e Lirisë ka akuzuar qeverinë se ka lënë bujqësinë dhe blegtorinë në mëshirë të fatit.

Në një dalje për mediat anëtarja e Kryesisë së PL-së, Ismeralda Seidolli se fermerët nuk gjejnë treg për shitjen e produkteve të tyre për shkak të importeve të mëdha dhe mungesës të një mekanizmi rregullues shtetëror.

DEKLARATA
Jam në këtë deklaratë për të denoncuar lënien në mëshirë të fatit të bujqësisë dhe blegtorisë.
Bujqësia dhe blegtoria janë një sektor shumë i rëndësishëm i shtetit shqiptar. Mjafton të përmendim faktin se ato janë kontribuuesi më i rëndësishëm në ekonominë e shtetit tonë duke zënë pothuajse 20% të GDP.
Në çdo takim tonin me fermerë, një dhe i vetëm është problemi që konstatojmë: Papërgjegjshmëri e qeverisë për të suportuar fermerët dhe prodhimet vendase.
Sipërfaqet e mbjella me kultura buiqësore sa vijnë dhe ulen.
Fermerët nuk gjejnë treg për shitjen e produkteve të tyre për shkak të importeve të mëdha dhe mungesës të një mekanizmi rregullues shtetëror, që t’ju mundësojë atyre shitjen e produkteve.
Fermat blegtorale po ulin numrin e krerëve për shkak të mungesës së politikave suportuese për të shitur produktet blegtorale.
Inputet dhe mekanika bujqësore kanë pësuar rritje, gjë që ndikon drejtpërdrejtë mbi ëmimin e shitjes të produkteve, të cilat priten të reflektohen në periudhën pas muajit Maj.
Ky fenomen do të sjellë patjetër vështirësi në shitjen e produkteve vendase, sikurse ka ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit apo akoma më keq shitjen e produkteve nën kosto.
Industria përpunuese është drejt falimentit, ndërkohë që theksojmë se prej kohësh bizneset e vogla dhe të mesme që operojnë në këtë fushë po reduktohen për shkak të taksave dhe detyrimeve shumë të larta që ka vendosur qeveria e rilindjes.
Prandaj është koha që të suportojmë bujqësinë dhe fermerin vendas.
Prandaj më 14 maj të nisim çmontimin e Rilindjes për t’i dhënë fermerëve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë vëmendjen, mbështetjen që meritojnë.
Në 14 maj për të nisur ndryshimin me çdo çmim!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb