Kryetari i PPA-së Agron Duka, në një intervistë në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në “News 24” deklaroi se qeveria ka lënë pas fermerët.

Duka theksoi se kur partia që drejton dhe koalicioni opozitar të jenë në qeveri, do të ndërmarrin masa, në favor të fermerëve.

“Qeveria nuk i jep bujqësisë aq sa i takon. Bujqësia jep 20 përqind të PPB dhe jepet për të një buxhet prej 1.2 për qind. Bujqësia duhet që të skema sigurimi për fermerët, sepse gjithçka varet edhe nga moti. Po shihet skema që 50 për qind ta paguajë shteti e 50 përqind fermeri.

Ne shohim që të ketë një bankë për fermerin, se fermeri nuk mund të jetë njësoj si një individ që merr një elektro-shtëpiake. Këto shikojmë si program, në koalicionin që kemi me PD-në. Te kjo qeveri kemi parë mos-realizime. Mjedisi është shumë keq. Qeveria ka lënë pas dore fermerët. Maxhoranca bën punë shkel e shko për zgjedhje. Do ulim çmimin e naftës. Ne do heqim taksën e qarkullimit, sapo të vijmë në pushtet”, u shpreh Duka.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb