Kryeministri Edi Rama ka thënë gjatë mbledhjes me furnizuesit e ushqimeve se qeveria ka nisur të bëjë një studim për të hequr nga mbrojta ato familje që shpenzojnë shumë energji. Kryeministri sqaroi se të gjitha familjet, nuk kanë asnjë rritje të çmimit, njëjtë edhe për bizneset e vogla.

“Kemi filluar tani të bëjmë një studim për të hequr nga kjo mborjtje e plotë familjet që konsumojnë shumë energji se jetojnë në kushte shumë të mira, por prapë janë pak. Për momentin, asnjë familje nuk ka rritje të energjisë elektrike, po ashtu edhe bizneset e vogla. Por, ne nuk duam që ajo mbështetje që po japim tani, të na duhet ta përsërisim edhe pas tre muajve me shpresën se s’do të na duhet për të nisur me financime, por ai 30 mijë lekshi që po japim sipas INSTAT
nuk duam të zërohet dhe të relativizohet nga çmimet që vini ju. Kjo s’pranohet.

Thelbi është bashkërisht duhet ta përballojmë këtë situatë. Me patriotizëm në radhë të parë dhe sidomos kur duhet të shajmë të tjerët që kanë flamuj dhe gjuhë të tjera në stadiume, por sot është patriotizmi në radhë të parë edhe për ju është shans i madh që të lani disa mëkate nga ajo që keni bërë gjatë rrugëtimit tuaj.

Imagjino që mund të nxirrni fitime mbi gjakun e atyre që vriten andej. S’i kam me protestuesit, se për ta do bashkëpunoja me ju që të bëhej çmimi i vajit 2 fish. Do ju lutesha që të kisha mirëkuptimin tuaj të plotë. Po e mbyll aty ku e fillova, jam kundër ndërhyrjeve të çfarëdolloj të shtetit në punët dhe shtyllën kurrizore, jo se jam ideologjikisht i penguar dhe të jem pro, por në kushte paqeje kjo është skandal. Në kushte lufte kjo është domosdoshmëri”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: