Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë Arben Shkodra i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 thotë se qeveria ka reflektuar me këtë amnisti fiskale dhe shprehet se është çlirim për sipërmarrjen.

Shkodra shton se me këtë amnisti fiskale do të ketë edhe ”mbyllje syri” nga qeveria pasi ekonomia shqiptare ka nevojë që të futen para. Lidhur me sipërmarrjet ai thotë se kjo amnisti fiskale duhet të ndajë sipërmarrësit që janë në kushtet e shtrëngesës së madhe të konkurrueshmërisë dhe atyre që prishin konkurrencën e ndershme me para të ardhura nga aktivitete kriminale.

”E para, ky është një moment relaksim për pozicionin që ka qeveria ndaj sipërmarrësve. Pozicioni i qeverisë është inspektim, masa ndëshkuese, hartim politikash.
Deklarimi i fundit është relaksim që do të thotë ka reflektim nga qeveria dhe do të marrë një masë kaq të madhe. Ne po hamendësojmë pasi nuk kemi një draft të shkruar, të themi është kjo është gabim apo mirë.

Së dyti, a ka një moment perfekt për t’u bërë një amnisti, nuk ka. Krijohen disa kushte dhe ka një masë të caktuar.
Në fillim të emisioni paraqitët një dokumentar të shkurtër, besoj që publiku ka marrë një dozë konfuziteti sepse shikon njëherë një palë që e kërkon pastaj pala tjetër që nuk e do. çdo masë duhet të fitojë besimin e publikut nuk funksionon. Ju përmendët bariun, por ka forma kamuflimi nga më të ndryshmet.
Po flasim për një tërheqje, ne kërkojmë perfeksion por nuk do ketë. Nuk mund ta kërkojmë atë pasi e dimë si e kemi sipërmarrjen, si sillet publike me pronën dhe paranë. Duhet parë si oportunitet. Duhet të ketë një ndarje mes të pandërgjegjshmes, mes sipërmarrësit në kushtet e shtrëngesës së madhe dhe mungesës së konkurrueshmërisë, kemi presion nga rajoni.

Fizionomia e sipërmarrjes shqiptare nga ’93 kemi krijuar pasivitet dhe janë të stokuara. Duhet të çlirohet ky regjistër. Kemi 80- vjeçarë që nuk marrin dot kemp pasi kanë detyrime në tatime. Nuk mund të kërkojmë perfeksion dhe duhet t’i vendosim një linjë. Jemi në 2020 ligji për fiskalizimin na jep disa të dhëna. Do të kemi një sistem elektronik të kryqëzuar.

Do të ketë më shumë mbikqyrje nga jashtë edhe për pastrimin e parave. Hajde ta shohim në një mënyrë si mund ta kthejmë në oportunitet. Nuk kemi shumë sipërmarrës që bëjnë evazion fiskal. Por s’mund t’i lemë të marrin fajde madje të kthehen aksioner në sipërmarrje.
Jemi 2 milion e 900 mijë banorë, mbi 60 vjeç e sipër është si sistemi amerikan që nuk shpëton nga taksat. Duhet të kesh një kod fiskal. Duhet të shihen disa pika. Natyrisht që do të ketë mbyllje syri, ministrja nuk thotë dot. Por duhet të futet para në ekonomi.
Duhet të ketë një shumë të caktuar, ku e di ti se ç’farë bën emigranti. Ai ka 30 vite aty. Do i kërkosh emigrantit vërtetimin e pagës?
Do të ketë përjashtime që mos jenë pjesë e këtij ligji, kategori të caktuara që dëmtojnë moralisht dhe financiarisht ekonominë. A do ketë ky injektim në konkurrencën e ndershme, mes një sipërmarrëse që ka 30 vite që zvarritet për të blerë makineri, dhe një ditë të bukur vjen bukuroshi me 20 milion euro dhe sjell makineri të fundit dhe konkurron në mënyrë të pandershme këtë të ndershmin.”- tha Shkodra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb