TIRANË

Lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se Partia e Lirisë mbështet kauzën e qytetarëve për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga projektet e mafies së inceneratorëve.

Meta akuzon qeverinë se ka vepruar si banditët, ka rrëmbyer pronat dhe banesat e tyre.

POSTIMI I PLOTË
Partia e Lirisë mbështet plotësisht kauzën e drejtë të qytetarëve për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga projektet e mafies së inceneratorëve.

Pa asnjë transparencë dhe komunikim me qytetarët, Qeveria duke vepruar si banditët, ka rrëmbyer pronat dhe banesat e tyre.

Ne solidarizohemi plotësisht me luftën e tyre për mbrojtjen e pronës, të shtëpive dhe të familjeve të tyre.
Pronat e qytetarëve po vidhen në dhunim të ligjit për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve ku pastrohen parat e krimit të organizuar.

Partia e Lirisë ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve. Të bashkuar do t’i largojmë pushtuesit e sektit rilindas nga zyrat e shtetit shqiptar!

Metafb
Metafb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb