GRAMSH 

Drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, Gazmend Bardhi, në deklaratat e tij përpara njerëzve në Gramsh, deklaroi se qeveria kërcënon njerëzit me bukën e gojës.

Bardhi thekson se varfëria në fshat është në nivele alarmante, duke shtuar se më 25 prill duhet të largohet mjerimi.

“PS paraqitet me fytyrë të re tek ju, por logon e kanë të vjetër. Varfëria në fshatrat e Gramshit në nivele mjerane. Gjendja në fshat sot është mizerable. E kanë politikë që të na varfërojnë sa më shumë, se duke i varfëruar, mendon se do i blejë njerëzit me thes mielli ose i kërcënon me ndihmë ekonomike. PS kërcënon njerëzit me bukën e gojës.

Socialistët ndihen të braktisur, edhe për faktin se kanë besuar këtë qeveri. Nëse unë dhe PD nuk mbajmë premtimet, mos na votoni në mandat të dytë. Nuk keni marrë asnjë lekë nga fondi që ka akorduar nga qeveria, ata janë marrë nga 5 njerëz të Ramës në qeveri. Ajo që kemi premtuar së paku jep normalitet. Më 25 prill, të nxjerrim fshatin nga mjerimi”, tha Bardhi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb