Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24, ka deklaruar se argumenti i qeverisë për konfiskimin e pronave brenda një afati 7 ditor, ka qenë se Prokuroria nuk po e bën punën e vet.

Ai shtoi se implikimi kryesor është shkelja e nenit 7 të Kushtetutës që ka të bëjë me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

“Qeveria kur ka marrë këtë vendim, që t’i konfiskojë brenda 7 ditëve pronat qytetarëve shqiptarë si argument kryesor ka thënë se Prokuroria nuk po e bën punën e vetë. Pra meqenëse prokuroria nuk po punon, nuk po fillon ndjekjen penale ndaj atyre personave që qeveria mendon se duhet të kishte filluar, atëherë këtë kompetencë, këtë punë të prokurorisë po e marr unë. Marrja e funksioneve të një pushteti tjetër që i përket pushtetit gjyqësor, përbën shkelje të rëndë të nenit 7 të Kushtetutës, parimit të balancimit, të ndarjes së pushteteve”, deklaroi ish-ministri i Drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb