TRIPOLI

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) që nga muaji i kaluar kanë dërguar rreth 100 dërgesa armësh për komandantin renegat libian Khalifa Haftar, bëri të ditur sot qeveria e njohur ndërkombëtarisht.

Në një njoftim, qendra për media e “Operacionit Vullkani i Tërbimit ” i qeverisë tha se 100 fluturime kanë transferuar pothuajse 6,200 tonë armë nga Emiratet e Bashkuara Arabe te forcat e Haftarit që nga 12 janari.

Avionët që mbanin armët u ngritën nga baza ajrore Suweihan në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Assab në Eritrea, thuhet në njoftimin.

Dërgesat e armëve në Libi shkelin rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1970, që ndalon eksportet e armëve në vendin e shkatërruar nga lufta.

Një raport i OKB-së i vitit 2017 ka akuzuar Emiratet e Bashkuara Arabe për eksportimin e armëve tek Haftari, forcat e së cilës kanë filluar sulme ushtarake në muajin prill për të marrë kryeqytetin Tripoli nga qeveria e njohur ndërkombëtarisht.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb