TRIPOLI

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Libi e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB) pezulloi të gjitha bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB me komandantin renegat Khalifa Haftar.

Në një deklaratë për kanalin libian Al-Ahrar, Fayez al-Sarraj, kreu i këshillit presidencial të GNA-së, njoftoi pezullimin e të gjitha negociatave ushtarake, politike dhe ekonomike.

Kjo masë erdhi disa orë pasi këshilli njoftoi pezullimin e pjesëmarrjes në bisedimet ushtarake në Gjenevë si rezultat i shkeljes së përsëritur të armëpushimit nga ana e militantëve të Haftarit.

Të martën, tre civilë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën kur forcat e Haftarit sulmuan Portin e Tripolit.

Që nga rrëzimi dhe vrasja e ish-liderit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qeveri, njëra e lidhur me komandantin ushtarak Khalifa Haftar në lindje të Libisë, e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e ndërkombëtare dhe të OKB-së.

Qeveria legjitime e Libisë është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar, me çka më shumë se 1.000 njerëz kanë humbur jetën.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb