Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme të lirojë nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gjon Bardhi.

Në vendimin e qeverisë thuhet se Bardhi është zëvendësuar me Genti Gazhelin, i cili do të vijojë prej ditës së sotme të ushtrojë detyrën në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DOGANAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr.102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Gjon Bardhi, drejtor i Përgjithshëm i Doganave, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Genti Gazheli emërohet drejtor i Përgjithshëm i Doganave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb