TIRANE- Në mbledhjen e sotme, qeveria shqiptare miratoi disa vendime të rëndësishme. Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrisë vendosi shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” të territorit, me sipërfaqe 199.7 (njëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë pikë shtatë) ha, pjesë e zonës kadastrale nr.8517, në Spitallë, Durrës, në përbërje të së cilës janë parcelat me numra pasurie.

Disa nga vendimet e tjera të miratuara në mbledhjen e sotme janë:
Lejimin e lëvizjes jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të 65 (gjashtëdhjetë e pesë) veprave artistike, objekte të rralla, pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve, me qëllim ekspozimin në ekspozitën personale të artistit Peter Pocs “3P”, që do të çelet pranë Galerisë Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë.

Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit, “Studim, projektim, lidhja e Rrugës Transballkanike me superstradën Fier-Vlorë”.
Miratimin e rregullores “Për funksionimin e Këshillit Kombëtar të Ujit”.

Mratimin e kontratës me ndarje prodhimi, ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë (e përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore) dhe Albanides Energy, sh.p.k., për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në tokë, në Shqipëri, blloku “8”.

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, në mbështetje të aktiviteteve të kontrollit të armëve të vogla e të lehta dhe të sigurisë fizike e menaxhimit të stoqeve të municioneve në Shqipëri.

Lirimin nga detyra të znj. Ardita (Jola) Bonatti, administrator i shoqërisë “Nxitja e biznesit social”, sh.a.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: