TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi denoncoi sot atë që e cilësoi si një skandal që po ndodh me banorët e Kuçovës.

Ai thotë se pavarësisht se në prag festash, banorët nuk kanë marrë ndihmën ekonomike dhe shpërblimin e invalidit.

Halimi tha se, bëhet fjalë për 320 familje dhe 730 invalidë që janë penalizuar nga shpërfillja e qeverisë. Ai akuzoi Ramën e ministrat e kabinetit.

“Ndihma ekonomike për 320 familje në Kuçove dhe shpërblimi për 730 invalidët që marrin nga bashkia 3300 lekë në muaj, nuk janë dhënë. Nuk është kaluar dhe shpërblimi për të gjithë. Ndërkohë që qeveria, Rama e të tijtë zhyten në luks dhe mendojnë për pushimet ekzotike dimërore, qindra banorëve në Kuçovë u mohohet buka e gojës”,-tha Halimi.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: